Veseli hedh poshtë idenë e Thaçit për kufijtë, të merremi me zhvillimin ekonomik

11:19 | 3 Tetorë 2018

Në takimin me biznesmenët dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, kryetari i Kuvendit ka thënë se duhet të lihet anash çështja e kufijve.

Sipas Kadri Veselit më me rëndësi është të merren me zhvillim ekonomik se sa me “korrigjim” e “shkëmbim” kufijsh, raporton arbresh.info.

“Ky është moment i rëndësishëm për të përçuar mesazh është se duhet të orientohemi nga pjesa e zhvillimit ekonomik e jo të bëhem ekspert dhe të merremi vetëm me kufijtë dhe patriotizëm. Prodhimi dhe eksporti duhet të jenë prioritet”, u shpreh Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara