Veseli pret nxënës në Kuvend, i këndojnë ushtrisë së Kosovës

11:28 | 25 Prill 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur sot ditën me një takim të veçantë duke pritur në kabinetin e tij fëmijë të institucionit parashkollor “Bardha” nga Prishtina.

Kryeparlamentari Veseli, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjatë takimit, fëmijët i kënduan ushtrisë së Kosovës.

“Një mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit “Bardha” në Prishtinë. Dëgjoni sa ëmbël i këndojnë Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit "Bardha"

Një mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit "Bardha" në Prishtinë. Dëgjoni sa ëmbël i këndojnë Ushtrisë së Kosovës.

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 25 avril 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara