Veseli përsërit: Do të themelohet tribunali ndërkombëtar

10:28 | 16 Maj 2019

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka vizituar vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari Veseli pa nga afër rrobat e disa prej viktimave të gjenocidit serb në Kosovë, raporton arbresh.info.

Ndër to ishin edhe rrobat e një fëmijë në të cilat u vërejt edhe vrima nga depërtimi i plumbit në trupin e tij.

Veseli përsëriti edhe njëherë se drejtësia do të ndodh dhe do të themelohet tribunali ndërkombëtar.

“Do të ketë një muzeun edhe historia e secilit nga këta. s’kë qare pa ndodh drejtësia”.

Arsim Gërxhaliu tha se secila nga këto pako me gjësende ka një histori të dhimbshme.

Ai ka treguar se gjatë vizitës në Muzeun e Holokaustit në Uashington ishte inspiruar për të krijuar në muze të tillë edhe në Kosovë për të dëshmuar krimet serbe.

“Kërkova nga familjarët që këto gjësende t’i marrim dhe t’i ruajmë dhe të jenë pjesë e një muzeu. Secila pako tregon një histori të dhimbshme. Për 15 vite i kemi ruajt në qese derisa u ofrua kjo hapësirë në Ministrinë e Administratës Publike”, tha ai.

Më tej drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore u shpreh se në këtë hapësirë ndodhen rreth 940 rroba të të vrarëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara