Veseli nga ceremonia e betimit të rekrutëve: Kosova nuk kërcënon por nuk do të lejoj cenimin

10:57 | 9 Gusht 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, ka thënë se Kosova ndihet më e sigurt me ta.

“Është ditë krenare për të gjithë ju dhe në, ju jeni pjesë e ushtrisë më të re në botë dhe ky është privilegj. Ju e keni nderuar atdheun kudo që keni marrë pjesë edhe ne gara ndërkombëtare, me ju Kosova ndihet më e sigurt në të tashmen dhe të ardhëm e saj”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar gjithashtu se Kosova nuk kërcënon por ke këta të rinj nuk do të lejoj askënd të cenojë territorin e saj, raporton arbresh.info.

“Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm i paqes në rajon. Ne nuk e kërcënojmë askënd dhe nuk e kemi bërë kurrë por nuk do të lejojmë të na cenohet”, ka thënë ai.

 

I pari i Kuvendit të Kosovës ka premtuar rritje të buxhetit për Ushtrinë e Kosovës.

Ndryshe në këtë ceremoni u certifikuan 337 rekrutë të rinj të FSK-së./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara