Veseli: Nëse nuk ka vendim për vizat në dhjetor, kalohet në racizëm të skajshëm

11:41 | 7 Nëntor 2018

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka quajtur racizëm të skajshëm  mundësinë e shtyrjes së vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova qëndron në shumicën e aspekteve qëndron më mirë se rajoni në rend dhe ligj. Na takon që në dhjetorë të merret vendimi për vizat dhe  ndryshe është racizëm i skajshëm,” është shprehur Veseli, raporton arbresh.info.

Sipas Veselit, bashkësia evropiane duhet të reflektojë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe dinjitetshëm drejt vendeve të BE-së.

“Ardhja e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz është lajm i mirë, do të ketë edhe përfaqësues tjerë të lartë të BE-së, dhe e dimë se ka vende skeptike, dhe na është thanë se liberalizimi i vizave është çështje teknike dhe jo politike,” deklaroi Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale