Veseli: Kërkojmë Tribunal Ndërkombëtarë për krimet serbe

11:50 | 15 Prill 2019

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mbështetur rezolutën, përmes të cilës do të dënohet gjenocidi i serbëve, duke premtuar se do t’i dërgohet edhe institucioneve ndërkombëtare.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolutë të bëhen hapa që i biseduam edhe me Bilallin. Duhet të Shkojmë në Këshill të Evropës, në Parlament Evropian. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe. E keni mohimin e masakrave, që po ndodhë sot, dhe kështu kanë me i mohu pas pesë vjete të gjitha,” është shprehur Veseli në seancë plenare.

Gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer 186 masakra me qindra mijëra pleq e fëmijë./arbresh.info/

Rezolutë në lidhje me sanksionimin e gjenocidit serbë në Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara