Veseli: Integrimi euro-atlantik, prioriteti i Kosovës

17:12 | 2 Shkurt 2018

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përfaqësues të Këshillit Prokurorial dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, raporton arbresh.info

Në një konferencë për media pas takimit Veseli ka thënë se prioriteti kryesor i Kosovës është integrimi euro-atlantik dhe se nuk kemi kohë për të humbur.

Ai ka thënë se Demarkacioni është kusht kryesor për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian si dhe sundimi i ligjit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale