Thaçi: Zgjedhjet në veri, në shërbim të integrimit të të gjitha komuniteteve

10:09 | 19 Maj 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka thënë përmes një statusi në Facebook se zgjedhjet në komunat veriore të Kosoës po mbahen sipas igjeve të Kosovës dhe i shërbejnë integrimit të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Subjektet politike dhe qytetarët i përgëzoj për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe uroj proces të rregullt zgjedhor. Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara