Thaçi pret mbizotërim të produkteve “Made in Kosovo”

14:14 | 13 Shkurt 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në panairin e prodhimeve vendore dhe forumin ekonomik “10 Vjetori i Pavarësisë Ekonomike të Kosovës”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Thaçi theksoi se bizneset janë ballafaquar me shumë sfida para luftës dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

Sipas tij, në dekadën e parë shteti ka shënuar hapa të rëndësishëm në shumë fusha, në aspektin politik e ndërkombëtar, për ekonomi, sport e kulturë.

“Kemi punuar bashkë që të ndërtojmë platformë për ekonomi dhe për Kosovën. Jemi bërë shtet qe dhjetë vjet duhet që në Kosovë të mbizotërojnë produktet Made in Kosovo”, ka thënë Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale