Thaçi nuk merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

11:07 | 9 Gusht 2019

Ndonëse kishte paralajmëruar pjesëmarrjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.

Ai gjatë fjalimit u shpreh krenar për këtë gjeneratë teksa tha se Kosova nuk do ta kërcënojë kurrë askënd, por nuk do të lejoj asnjëherë që të cenohet.

Ndryshe në këtë ceremoni është bërë certifikimi i mbi 330 rekrutëve të rinj të FSK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara