Thaçi kujton masakrën e Poklekut dhe Çikatovës: Dy dekada pas askush nuk u ndëshkua

09:57 | 17 Prill 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në fshatrat Poklek e Çikatovë të Vjetër të Drenasit, në 20 vjetorin e tyre.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se edhe dy dekada pas, askush nuk është ndëshkuar nga drejtësia për këto krime, përcjell arbresh.info.

Postimi i plotë:

Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia. HTH./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara