Teuta Rugova sërish kundër partisë, ia bën kuorumin qeverisë

10:29 | 4 Shtatorë 2018

Deputetja nga radhët e LDK-së sërish ka dalë nga vendimi unanim i partisë.

Teuta Rugova është paraqitur sot në seancë, përkundër asaj që LDK-ja ka vendosur të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme, shkruan portali arbresh.info.

Ajo ia ka bërë kuorumin pushtetit duke u bërë 61 deputetë të nevojshëm për fillimin e seancës.

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e parë e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale