Të gjitha komunat e Kosovës brenda dy muajve do të kenë nga një noterë

16:15 | 17 Prill 2019

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri njoftoi në një konferencë për medie sot njoftoi se që nga e premtja do të hapet konkurs për noterë.

Tahiri tha se një numër i komunave nuk ka pasur fare noter. Sipas tij këta dy muajt e ardhshëm çdo komunë e Kosovës do të ketë noterë.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skënder Çoçaj tha se në këtë takim me ministrin Tahiri kanë folur për krijimin e departamentit special brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet. Këshilli Gjyqësor planifikon që deri në qershor të bëjë të gjitha planifikimet që ky depertament të funksionalizohet”, tha Çoçaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni tha se njëra prej çështjeve që është diskutuar sot është disiplinimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Kemi bërë një avancim të kësaj çështje pasi KPK dhe KGJK i kanë bërë draftet në lidhje me këtë.  /arbresh.info /

Ministri Abelard Tahiri mban konferencë për media

Publiée par Arbresh.info sur Mercredi 17 avril 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara