Tash e një javë 44 vjeçari nga Podujeva është i zhdukur, policia kërkon ndihmë

20:23 | 22 Maj 2019

Policia që nga data 16 maj nuk ka pasur asnjë rezultat në zbardhjen e rastit.Ata gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbardhur këtë rast.

“Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky është njoftimi i Policisë:Ju njoftojmë se më datë 16.05.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.Që nga kjo datë deri më tani, nuk ka asnjë rezultat për zbardhjen e rastit, prandaj kërkojmë edhe ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Hetem Dedaj, i lindur në vitin 1975, banues në rrugën 19 Qershori në Podujevë. Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij, të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara