Tahiri: Ndihemi keq që Lugina e Preshevës u afektua nga taksa

19:29 | 6 Qershor 2019

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, ka folur në lidhje me raportet e brendshme brenda politikës kosovare dhe se cili është ndikimi i tyre.

“E kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Kosovës. Po shihen që janë përafruar disa qëndrime, por është me rëndësi që në një temë të jemi bashkë”.

“Ajo çka do të duhet të ndodhë është në aspektin formal të kemi një pozicion të përbashkët e ajo është arritja e njohjes nga Serbia për Kosovën dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse e shihni kapitullin e 45, Serbia nuk mund të ecën përpara dhe nuk mund të përfitojë asnjë privilegj dhe fond pa i rregulluar marrëdhëniet ndërkufitare, ndërfqinjësore”.

Ndërkaq sa i përket dëmtimit që i ka bërë taksa prej 100 përqind bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës, Tahiri u shpreh:

“Ndihemi keq që ata afektohen nga një vendim i Kosovës. Kjo ka qenë një porosi e qartë që është kuptuar drejtë”, ka treguar Tahiri në Klan Kosovë

“Çështja madhore që unë e kam mësuar përgjatë punës shumëvjeçare në politikë, është që në momentin kur je konsistent për vendimet tuaja dhe ato i ke të konsultuara mirë, do të kesh shumë presion dhe vuajtje, por në momentin kur ti beson, ajo të shpërblehet”.

“E kemi në dorë nesër me e heq taksën nëse është keq, por efektet që po i krijojnë këto vendime janë afatgjate që e kanë vendosur në binarë karshi dialogut dhe subjektivitetit të vet. Është në drejtim të duhur”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara