Sonte hapet Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë

15:10 | 2 Nëntor 2018

Ambasadori i Francës, Didier Chabert, zvëvendesministrja e Kulturës, Burbuqe Bakija-Deva, shefi i misionit të Belgjikës për Kosovë Jean-Louis Servais, sot në një konferencë për media kanë folur inaugurimit të festivalit të tetëmbëdhjetë të Festivalit të Filmit Frankofon në Prishtinë.

Ambasadori i Francës, Didier Chabert tha se angazhimi i Francës për Kosovën dhe kinemanë daton dhe është një prej festivaleve më të vjetra aktiv në Kosovë duke shtuar se është një simbol që bashkon fortë Kosovën dhe Francën.

“18 vjet është pothuajse mosha e Kosovës së lirë dhe për të thënë se angazhimi i Francës për Kosovën dhe kinemanë daton dhe mund të themi që është njëri prej festivaleve më të vjetra ende aktiv në Kosovë e për neve kjo është një simbol i fortë që bashkon Francën dhe Kosovën”, u shpreh ambasadori francez Chabert.

Ambasadori Chabert tha ky festival do të zgjasë dhjetë ditë ku do të shfaqen pesëmbëdhjete filma në pesë qytete të Kosovës.

“Ne do të organizojmë një festival që do të zgjasë dhjetë ditë, 15 filma do të shfaqen dhe do të jemi prezent në 5 qytete të Kosovës dhe kështu do të prezantojmë filma të llojllojshëm të kinematografisë franceze dhe një film të animuar”, tha ambasadori Chabert.

Më këtë rast ai tha së filmat që do të prezantohen përçojnë mesazhe miqësore.

“Filma që do ti prezantojmë janë filma që prezantojnë aventura njerëzore qe përçojnë mesazhe miqësie”, u shpreh ai.

Ai tha se një arsye tjetër është edhe ndryshimi i statusit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Është një arsye e dytë për të cilën duhet të jemi krenar për këtë festival këtë vit, nuk është vetëm 100 vjetori i Luftës së Parë Botërore, është viti i parë i ndryshimit të statusit i hyrjes së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë”, ka thënë ai.

Ambasadori francez tha se falë bashkëpunimit që kanë me Qendrën e Kinematografisë së Kosovës iu ka mundësuar në kuadër të këtij festivalit t’i inkuadrojnë edhe katër filma kosovarë.

Zëvendësministrja e Kulturës , Burbuqe Bakija- Deva, tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatën e Frankofonisë i jep vendit mundësi të reja.

“Kosova para disa dite ka fituar statutin anëtari të asociuar në Organizatën e Frankonisë, përmes anëtarësimit të Kosovës i jepen mundësi te reja, mundësi më të mëdha në reflektimin e vlerave kulturore, standardet dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërkombëtar, shembulli më i mirë pjesëmarrja e Kosovës e suksesshme në edicionin e tetë lojërave të Frankofonisë në Abigjan në Bregun e Fildisht ku Kosova ka arrit të ketë dy medalje të arta”, u shpreh Bakija-Deva.

Ajo po ashtu tha se në kuadër të këtij festivali do të shfaqen edhe katër filma shqip të cilët njëkohësisht janë të përkthyer në gjuhën frënge.

“Në kuadër të këtij festivali do të jetë pjesëmarrëse me katër filma të cilët janë të përthyer në gjuhën frënge dhe do të jenë të çasshëm në gjitha vendet ku folët gjuha frënge, deri tashmë këta filma kanë dëshmuar për vlerën e tyre”, tha ajo.

Aty poashtu u tha se ngritja e  statutit të Kosovës në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë  nga anëtare vëzhgues në anëtar të asociuar do të krijojë mundësi të reja për angazhim konstruktiv dhe të rregullt si anëtar të asociuar, duke hapur rrugë për anëtarësim të plotë në të ardhmen dhe angazhim më të fuqishëm të Kosovës në këtë organizatë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale