Simulohet aksidenti ajror në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

16:26 | 18 Qershor 2019

Pistat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, këtë të martë u bënë skenë e një ushtrimi gjithëpërfshirës, ku u simulua një aksident ajror, raporton arbresh.info

Ky ushtrim që u realizua në përputhje me standardet e Agjencisë Evropiane për Siguri në Aviacion, u zhvillua nën mbikëqyrjen përfaqësuesve nga KFOR-i, FSK-ja Policia e Kosovës dhe të gjitha institucioneve relevante që janë pjesë e Komitetit të Emergjencave.

Për më tepër, qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi i shpejtësisë së institucioneve relevante në rast të ndonjë rasti emergjent që mund të shfaqet.

Në këtë ushtrim, në vend të avionit u është djegur një autobus. Sipas autoriteteve ky simulim duhet të mbahet së paku një herë në dy vite.

Drejtori i Operimit të Aeroportit, Adem Gashi, një prononcim të dhënë për medie tha se ANP “Adem Jashari”, është i gatshëm të reagojë në çdo rast emergjent të pritur ose të papritur.

“Quhet ‘Simulim i Përgjithshëm’ sepse i përfshinë të gjitha insurset që reagojnë në ndonjë rast të jashtëzakonshëm. Qëllimi i këtij simulimi është që t’i masim kapacitetet tona që në raste të fatkeqësisë të japim maksimumin dhe të shpëtojmë jetëra të njerëzve, dhe t’i minimizojmë të mirat materiale. Ushtrimi ka filloi me kohë ku janë përfshirë të gjithë skenarët si evakuimi i pasagjerëve, arritja e agjencioneve, dhe transferimi i të lënduarve në spital nga aeroporti”, u shpreh Gashi, raporton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara