Shpendi del kundër vendimit të qeverisë për ndarjen e mjeteve për Katedralen e Parisit

12:06 | 17 Prill 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit, Ramush Haradinaj për ndarjen e mjeteve nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Katedrales Notre Dame, e cila u dogj dy ditë më parë.

“Qeveria e Kosovës paska ndarë mjete për Katedralen e Notre Dame. Përderisa kjo tragjedi ka prekur gjithë botën e edhe Kosovën, po ashtu ka ngjallur edhe solidaritet gjithandej. Duke parë lajmet botërore shihet që paratë nuk do të jenë problemi i riparimit të katedrales, e cila me shpresë do të renovohet shpejtë.

Fondet të cilat qeveria i ka ndarë do të ishte mirë ti ridestinojë për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve të rënda sociale. Së fundmi kemi pas disa djegie të shtëpive në disa komuna si pasojë e fatkeqësive dhe familjet nuk kanë mundësi me i riparu. Për komunë të Prishtinës mund të ofrojmë informata”, është shprehur ai.

Sipas Ahmetit, Francës ja kemi dëshmu miqësinë dhe solidaritetin dhe besoj se e dijnë që e kemi sinqerisht dhembjen, dhe kjo nuk përmirësohet me para.

“… por, qytetarit tonë, shteti ka nevojë të ja tregojë edhe solidaritetin edhe përkujdesjen”, është shprehur ai. /Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjete sociale