Shoqëria civile para PSD-së: Refuzojeni shkeljen e Kushtetutës

11:28 | 17 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Me thirrje të njëjta për mos ta votuar Ligjin për financimin e partive politike, marshi i shoqërisë civile ka vazhduar drejt zyrës së PSD-së.

Edhe këtu shoqëria civile ka vendosur pankarta para dyerve të zyrës së PSD-së, ndërsa kanë  kërkuar nga Shpend Ahmeti që mos ta votojnë këtë ligj, që sipas tyre  është ligj që shkel Kushtetutën e Kosovës.

“I bëjmë thirrje PSD-së dhe Shpend Ahmetit që ta refuzojnë këtë ligj, i cili i mundëson partive të shkelin Kushtetutën dhe ju mundëson partive që të përdorin parat e popullit. Ju bëjmë thirrje tërhiqeni ligjin”, është shprehur Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Projektligji për financimin e partive politike pritet të shqyrtohet në lexim të dytë pas shqyrtimit nga komisionet./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Shoqëria civile para NISMA-s: Duhet të jepni llogari

Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

Lajmet më të lexuara