Shoqëria civile para NISMA-s: Duhet të jepni llogari

11:01 | 17 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Me thirrjet “Refuzoj, parti, biznes”, “Refuzoj fshehjen e emrave të donatorëve të partive politike”, “Refuzoj zvogëlimin e sanksioneve të partive politike”,  marshi i shoqërisë civile ka vazhduar rrugën drejt selisë së NISMA-së.

Para kësaj selie, Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës i bëri thirrje zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj që ta tërheq këtë ligj.

“I bëjmë thirrje Fatmir Limajt që të refuzojë ketë ligj. Zotëri zëvendëskryeministër, ne i japim katër milionë euro taksë, ju duhet të jepni llogari. I ftoj deputetët e kësaj partie të mos e votojnë këtë ligj. Refuzoj që partitë  të bëjnë pazare me paratë publike. Refuzoj të paguaj donacione pa emër, refuzoj të jem klient. Unë jam votues. Tërhiqeni ligjin”.

Ndryshe Projektligji për financimin e partive politike ka kaluar në lexim të parë, dhe pas shqyrtimit nga komisionet pritet të votohet nga deputetët në lexim të  dytë./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

Lajmet më të lexuara