Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

10:47 | 17 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Më thirrjen “zotëri Kryeministër tërhiqeni ligjin”, dhe “zotëri Kryeministër ju merrni katër milionë euro për financimin e partisë”, shoqëria civile ka vendosur disa pankarta para selisë së AAK-së, pankarta këto në të cilat janë të shkruara nene nga Ligji për financimin e partive politike.

Më këtë rast, Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës në emër të marshuesve i ka bërë thirrje deputetëve të AAK-së që mos ta votojnë këtë ligj.

“I bëjmë thirrje Kryeministrit të tërheq Ligjin për financimin e partive. Zotëri Kryeministër ju merrni katër milion euro për financimin e partisë. Zotëri kryeministër ju nuk guxoni të bëni pazare më paranë publike. Zotëri Kryeministër na s’jemi klientë, jemi votues. Lusim deputetët e AAK-së të mos e votojnë këtë ligj. Refuzoj, refuzoj, tërhiqeni ligjin, tërhiqeni ligjin”.

Marshi për tërheqjen e Projektligjit për financimin e partive politike është duke vazhduar edhe tek selitë  e partive tjera politike./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Shoqëria civile para NISMA-s: Duhet të jepni llogari

Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara