Shihni se si e dëgjojnë Makronin me vëmendje Rama dhe Thaçi

09:53 | 11 Tetorë 2018

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë në Erevan të Armenisë.  Së bashku me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ata kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emanuel Makron.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama duket se Presidenti Makron diçka po i shpjegon dy krerëve shqiptarë, përkatësisht kryeministrit shqiptar dhe presidentit të Kosovës.

Për Ballkanin, çështja më e debatueshme e momentit është propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Erevan, ARMENI – Samiti i Frankofonisë🇦🇱🇽🇰🇫🇷

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 11 octobre 2018

Shpërndaje në rrjete sociale