Selimi është intervistuar nga zyra e Prokurorit të  Specializuar si i dyshuar

14:14 | 6 Shkurt 2019

Avokatët e ish komandantit Sylejman Selimi Tomë Gashi dhe Gregor Guy Smith kanë mbajtur një konferencë për medie ku kanë folur për intervistimin e Selimit nga zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Gjeneral Sylejman Selimi ka dhënë dëshminë e tij në Prishtinë në zyrat e Eulexit në orën 9:00. Së bashku me mua ka qenë edhe kolegu im Smith”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Gashi ka thënë se ka qenë i ftuar si i dyshuar.

“Ishte i ftuar me ftesë të rregullt me materialin përcjellës dhe zyra e prokurorit ka vendosur që të merret në pyetje në Prishtinë. Prokurori i çështjes ka qenë prezent, ai ka dhënë të gjitha shpjegimet. S’ka çështje përse këtu e jo në Hagë. Cilësia juridike për të cilën është marrë në pyetje ka qenë si i dyshuar. Shpresojmë që prokurori të mos e lejë pezull këtë”, është shprehur ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara