Rohan këshillon Serbinë e Rusinë të pajtohen me faktin e pavarësisë së Kosovës

14:26 | 13 Qershorë 2018

Diplomati austriak, Albert Rohan tha se pavarësia e Kosova është fakt i padiskutueshëm dhe se Serbia e Rusia me këtë realitet duhet të pajtohen.

Në një intervistë, të cilën e transmeton Autonomija.info e Vojvodinës, ai deklaroi se pret që Beogradi e Prishtina të vazhdojnë bisedimet “meqë nuk ka asnjë alternativë tjetër të këtij procesi”.

Citohet të ketë deklaruar se skenar me më shumë gjasë për normalizimin e marrëdhënieve është ai pa njohjet formale. Sipas Rohanit modeli i marrëveshjes midis dy Gjermanive nga vit 1971 do të ishte më i pranueshëm për të dy palët. Në bazë të kësaj marrëveshje, rikujtoi ai, Gjermania Perëndimore dhe ajo Lindore njohën njëra tjetrën si shtete sovrane, hapën përfaqësi të përhershme diplomatike të ndërsjella, pa marrëdhënie formale diplomatike në nivel ambasadorësh. Po ashtu në bazë të saj vendeve të tjera iu hapën dyert për njohje të këtyre vendeve, ndërsa më 1973 u bënë anëtare të OKB-së.

Rohan ka rikujtuar se në procesin e negociatave midis Beogradit e Prishtinës më së shumti janë shfaqur pengesa rreth krijimit të Ascociacionit (Bashkësisë) së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, por, siç citohet të ketë thënë ai “Bashkësia nuk do të jetë diçka e veçantë”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sikur harron faktin se Plani i Ahtisarit është ndërtuar në bazë të kompromisit. Kosova fitoi pavarësinë, kurse Serbia zgjidhje që duhej të siguronte ekzistencën e komunitetit serb në Kosovë. Në asnjë vend tjetër nuk ka aq të drejta për pakicat si në Kosovë. Qëllimi i tyre është të mbrojë pakicën serbe. Po ashtu Kisha Ortodokse Serbe gëzon priviledhe dhe imunitet në zonat e mbrojtura rreth lokacioneve më të mëdha fetare. Kosova ka bërë koncesione të mëdha duke pranuar Planin e Ahtisaritr, Serbia deri tash nuk ka bërë kuirrfarë koncesionesh”, është shprehur Rohan.

Shpërndaje në rrjete sociale