Regjistrohen tri parti të reja, LDK e VV tallen me partinë e Zekës: Do të na i marrë gjysmën e votuesve

10:26 | 8 Gusht 2019 | Agnesa Çitaku

Kosovës zyrtarisht të enjten i janë shtuar edhe tri parti politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka votuar regjistrimin edhe të tri partive, Partia Balliste, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Diasporës, shkruan arbresh.info.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka pasi ka hedhur në votim regjistrimin e tri partive veç e veç ka konstatuar se me të gjitha votat ‘për’ janë miratuar.

E pas regjistrimit të Partisë Euroatlantike të Kosovës, e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, anëtari i KQZ-së, përfaqësues i LDK-së, Sami Hamiti i është drejtuar përfaqësuesit të VV-së, Adnan Rrustemi se kjo parti do t’ua marrë votuesit.

“Adnan kjo parti do të na i marr gjysmën e votuesve”, ka thënë Hamiti.

Ndërsa Rrustemi është përgjigjur me “Veç gjysmën a”, ka thënë ai teksa kanë plasur të qeshurat./arbresh.info/(Kamera: Pajtim Bejtullahu, FOTO: Ruzhdi Pacolli)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara