Reçica për Krasniqin: Sypatrembur e ballëlartë në shërbim të atdheut

13:31 | 20 Korrik 2019
Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë për vite me radhë i atdhetarit Jakup Krasniqi, Skender Reçica ka reaguar ndaj ftesës që i është bërë Krasniqit nga Gjykata Speciale.

Reçica, aktualisht ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se asnjë Gjykatë Speciale e as instrument nuk mund ta njollosë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe figurave të saj emblematike.

Reagimi i plotës i Reçicës:

Një jetëe tërë në shërbim të atdheut, luftës për liri dhe ndërtim të shtetit, zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kushtrimit të lavdisë drejt çlirimit të atdheut nga okupatori serb.

Qytetari ynë, Atdheu ynë, Kosova e lirë, sovrane dhe e pavarur, e ka të vështirë të shoh bijtë e saj duke u përballur me një Gjykatë e cila gjykon çlirimtarët dhe jo agresorët.

Lufta e UÇK-së e ka vulën e përjetshme të bijëve dhe bijave tona që u flijuan dhe të atyre që qëndruan në krye të kësaj lufte, sypatrembur e ballëlartë, në shërbim të atdheut.

Prandaj, asnjë Gjykatë Ndërkombëtare e asnjë instrument nuk mund të njollosë UÇK-në dhe figurat e saj emblematike.

Atdheu ynë synon dhe frymon lirshëm falë çlirimtarëve të UÇK-së!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara