Raportuesit për Kosovën e Serbinë me një gojë rreth zgjidhjes përmes korrigjimit të kufijve

13:25 | 11 Tetorë 2018

Bruksel, 11 tetor – Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, David Meccallister e konsideron të rëndësishëm faktin që formulimi në raportin e tij për Serbinë në lidhje me korrigjimin e kufijve si zgjidhje të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, është identik me atë të raportuesit për Kosovën, Igor Sholtes, raportojnë mediat e Beogradit.

Ajo që kemi thënë njësoj është se “i marrim në dijeni bisedimet, i marrim në dijeni debatet, por është e qartë se zgjidhja duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së përbashkët ndërmjet dy palëve, që t’i kontribuojë stabilitetit rajonal dhe të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, e citon Meccallisterin RTS-ja.

Por, sipas deputeti i Parlamentit Europian, Edward Kukan, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, qëndrimet nuk janë unike se çfarë duhet të jetë marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e e rëndësisë së kësaj çështjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale