Qytetarët: Festa e Kurban Bajramit është traditë e myslimanëve

12:07 | 11 Gusht 2019

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë, shkruan arbresh.info.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve, kështu mendojnë dhe veprojnë besimtarët e fesë islame.

Ata për arbresh.info u shprehën se kjo festë më herët është festuar në varfëri ndërsa tash sipas tyre “janë tanat të mirat e Zotit”, e kjo është një traditë që ne myslimanët e përcjellim./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara