Qytetarët e revoltuar thyejnë pikat ku po shiten biletat, ndërhynë Njësia Speciale

19:30 | 8 Tetor 2018

Sot ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Malta.

Radhët e pritjes për të siguruar një biletë ishin shumë të gjata, pasi interesimi ishte i jashtëzakonshëm.

Biletat janë shitur në pikat e IPKO-së në të gjitha qendrat e Kosovës.

Në Prishtinë, qytetarët janë revoltuar dhe kanë thyer dyert e pikës së shitjes IPKO. Kjo besohet të ketë ardhur pasi që qytetarët kanë mbetur pa bileta dhe pritja e mundi ju ka shkuar dëm.

Aty ka intervenuar edhe Njesia Speciale.  /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara