Qytetarët bëjnë homazhe në Prekaz në 20 vjetorin e rënies së familjes Jashari

12:08 | 6 Mars 2018

Qytetarë të shumtë vazhdojnë të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, shkruan arbresh.info

Ky vit shënon 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes pas rrethimit nga forcat e shumta ushtarake dhe policore.

Njëzet vjet më parë në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe në këtë fshat, janë vrarë mbi pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari.

Kosova ka nisur me 5 mars manifestimin tradicional treditësh “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në përkujtim të Adem Jasharit, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale