Qindra qytetarë bëjnë homazhe në Prekaz

12:02 | 6 Mars 2019

Qindra qytetarë janë mësyrë për të nderuar familjen Jashari në 21 vjetorin e flijimit për atdhe.

Ata thonë se amaneti i tyre ende nuk është vënë në vend nga politikanët, raporton arbresh.info.

5,6 dhe 7 marsi shënojnë Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto data familja heroike u rrethua nga forcat okupatore serbe ku pas rezistencës së pashembullt ranë heroikisht 52 anëtarë të Jasharëve.

E vetmja e mbijetuar nga ky sulm barbar serb ishte vajza e Hamëz Jasharit, Besarta./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale