Punëtorët e aeroportit “Adem Jashari” ndërpresin grevën

14:22 | 24 Gusht 2019

Sindikata e Pavarur e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, përmes një njoftimi për media, pak çaste më parë bën të ditur se nuk do të vazhdojë greva e paralajmëruar ditë më parë.

Në njoftim thuhet:

Dëshirojmë të njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se pas diskutimeve brenda kompanisë me Sindikatën e Punonjësve të Aeroportit ‘Adem Jashari’ kemi ardhur në një konkludim të përbashkët dhe si rezultat i kësaj greva nuk do të vazhdojë.

Të gjitha detajet e tjera janë subjekt i çështjeve të brendshme të kompanisë dhe nuk do të bëhen publike.

Lajmet më të lexuara