Protestohet kundër shfrytëzimit të të miturës në Drenas

12:02 | 7 Shkurt 2019

Para stacionit policor në qendër të kryeqytetit po mbahet protesta kundër abuzimit.

Me pankarta nëpër duar “Përdhunuesit në Burg”, “Bac na e nxijtën fytyrën”, “Shtet përdhunues”, të rinjtë për të drejtat e njeriut në Kosovë kanë mbajtur një protestë para Policisë së Kosovës në Prishtinë, pas rastit të abuzimit seksual të një të miture 16 vjeçare nga mësuesi e më pas edhe nga një polic hetues në Drenas, raporton arbresh.info.

Kujtojmë se rasti i 16 vjeçares nga Drenasi bëri bujë, pasi që doli në pah keqpërdorimi seksual që i ishte bërë nga arsimtari i saj fillimisht e më pas edhe nga rreshteri i policisë që çoi në abort./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale