Protesta e mësimdhënësve: Duam vend meritor në Ligjin e Pagave

13:01 | 8 Shtatorë 2018

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka nisur protestën me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga.

“Duam vend meritor në Ligjin e Pagave”, shihet në njërin prej mbishkrimeve të tyre.

Marshi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë.

Ndryshe, punëtorët e sistemit arsimor po shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga.

Në përkrahje të protestës ka dal edhe BSPK, madje kanë përkrahur edhe cilido hap të ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtojë në menynë sa më meritore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara