Pronarët e kiosqeve protestojnë para Komunës së Prishtinës

09:37 | 19 Gusht 2019

Pronarë të kiosqeve në Prishtinë kanë vendosur të protestojnë në shenjë pakënaqësie para Komunës së Prishtinës.

Kjo për shkak të konkursit të shpallur për kiosqe nga komuna për ndërrimin e këtyre kiosqeve me të reja duke mos diskutuar fare me pronarët dhe kushtet e reja që janë vënë për ta pasur një kioskë, raporton arbresh.info.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës dy nga kushtet që duhet plotësuar për të marrë në shfrytëzim një kioskë janë që aplikuesi të ketë të hyra apo qarkullim prej 5 milionë eurosh ose më shumë në tri vitet e fundit dhe të ketë rrjet tregtar prej minimum 5 dyqaneve (marketeve) në Komunën e Prishtinës.

Në kohën kur mbahet protesta të gjitha kiosqet do të jenë të mbyllura./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara