Prokuroria kërkon pezullimin e pensionit të veteranit për 19 mijë e 500 persona

12:23 | 14 Mars 2019

Prokurori Enver Krasniqi kërkon që të pezullohet pagesa për mbi 19 mijë veteranë deri në përfundim të këtij procesi gjyqësor.

“Si rezultat i kryerjes së veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe gjithashtu vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke e konsideruar buxhetin s Kosovës si interes publik, Prokurori i Shtetit ka të drejtë të kërkoj masën e përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike”, tha prokurori Krasniqi.

Sipas prokurorit këta 19 mijë e 500 persona që dyshohet se janë futur në lista të veteranëve po e dëmtojnë buxhetin e shtetit, raporton arbresh.info

“Rrjedh se përfitues nga buxheti janë persona të tretë, dhe në një situate të tillë ku si rezultat i veprës penale përfitojnë persona të tretë përcaktohen rregullat për mbrojtjen e interesit të të dëmtuarit e që në rastin konkret kemi të bëjmë me buxhetin e R. Kosovës. Andaj bazuar në faktin se personat e tretë nga fillimi i vitit 2015- deri në gusht 2018 kanë përfituar mbi 88 milion euro.”, tha prokurori.

Kjo kërkesë e prokurorit special u kundërshtia nga mbrojtësit e të pandehurve. Avokati Ramë Gashi, mbrojtës i Agim Çekut tha se propozimi i masës së përkohshme i propozuar nga prokuroria nuk i plotëson kushtet elementare ligjore.

“Pretendimi e saj lidhur me këtë kërkesë Prokuroria Speciale e mbështet në nenin 467 paragraf 1 dhe 2 . Nuk kemi asnjë provë nga prokuroria që nuk kanë statusin e të pandehurit do të pamundësojnë ose vështirësojnë realizimin e kërkesës si kusht i domosdoshëm ligjor. Pretendimi i prokurorisë për 19 minë e 500 veta se nuk i plotësojnë kushtet të jenë veteranë Është e kundërligjshme të kërkosh masë të sigurisë ndaj qytetarëve kundër të cilëve kërkohet masa, prokurori nuk ka asnjë procedurë të përfunduar, nuk ka asnjë akt përfundimtar lidhur me ndonjë akuzë dhe asnjë vendim të anuluar në asnjë procedurë ligjore të ligjeve në fuqi për asnjë nga këta persona”, tha Gashi.

Ai i propozoj gjykatës që kërkesën e prokurorisë ta konsideroni të paligjshme./ arbresh.info/

Deklarohen të pafajshëm 10 anëtarët e komisionit për verifikim të veteranëve

Veçohet procedura penale ndaj dy të akuzuarve në rastin e “Veteranëve”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara