Presidenti i Serbisë: Dialogu vazhdon pasi Prishtina të tërheq vendimin për taksat

20:52 | 8 Nëntor 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë pasi Prishtina t’i tërheqë “masat joligjore”, duke iu referuar taksave prej 10% për importet nga Serbia.

Vuçiq shtoi se ata nuk do të jenë pjesë e takimeve në kuadër te dialogut, në qoftë se vazhdon nxjerrja, sipas tij, e vendimeve të paligjshme

Sonte është mbajtur takimi i parë i Aleksandër Vuçiq me Hashim Thaçin, pas dy muaj e gjysme që kur dialogu Prishtine-Beograd kishte ngecur.

Ky i fundit në një prononcim pas takimit me homologun e tij serb tha se “nuk i interpreton vendimet lokale ne Bruksel”.

Takimi në Bruksel vjen dy ditë pasi qeveria në Kosovë morri vendim për vendosjen e taksave prej 10% për të gjitha produktet që importohen nga Serbia.

Shpërndaje në rrjete sociale