Presidenti deklarohet pas takimit me Mogherinin

20:07 | 8 Nëntor 2018

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se në takimin që pati me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kanë biseduar për përshpejtimin e çështjes së arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Këtë presidenti Thaçi e bëri të ditur përmes llogarisë së facebook:

“Sapo e përfundova takimin bilateral me Përfaqësuesen e Lartë për Poliikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin. U pajtuam për dinamizimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”

Shpërndaje në rrjete sociale