Policia: Personat që dyshohej se kidnapuan një gruan në Fushë Kosovë, janë familjar të saj

17:44 | 24 Qershor 2019

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personat që futën me dhunë në veturë gruan në Fushë Kosovë mëngjesin e sotëm, janë familjarë të saj, raporton arbresh.info.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, dyshohet se rasti ka të bëj me një mosmarrëveshje familjare.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se falë reagimit të shpejt të njësiteve policore, dy personat janë identifikuar dhe janë dërguar në stacionin policor.

“Kanë qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushte me qytetarët dhe mediat, reagime këto qe kane rezultuar me identifikimin e shpejte të personave të përfshirë ne këtë ngjarje, te cilët aktualisht ndodhen ne stacion policor ku po intervistohen”, ka bërë të ditur Ahmeti .

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se dy personat që dyshohej se po rrëmbenin një grua në Fushë Kosovë, janë familjarë të saj.

Rasti sipas saj ka të bëj me një mosmarrëveshje familjare.

“Hetuesit policor ne koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qellim te sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje, e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara