Policia largon nga tubimi një ish të burgosur, i tha politikanëve: Marre duhet me ju ardhë

14:12 | 22 Maj 2019

Përvjetori i 20 i masakrës së burgut të Dubravës i vuri në siklet krerët e institucioneve.

Shkak u bë Shefqet Kabashi një  ish i burgosur i cili i kishte mbijetuar masakrës së Dubravës, raporton arbresh.info.

Më të filluar manifestimi i mllefosur, Kabashi doli para të pranishmëve duke shfryer mllefin ndaj politikanëve të cilët ishin të pranishëm.

“Marre duhet më ju ardh, ju s’është dasht më qene këtu,” ishin vetëm disa nga fjalët që i tha Kabashi, para se të ndërhynin policia dhe sigurimi i burgut.

“Ju s’ka vy me kanë këtu, unë as veteran nuk jam. Ju ma keni marrë bukën. Marre duhet me ju ardhë. Ju i keni fajet,” ishin këto disa nga fjalët që ish i mbijetuari i tha para se Policia e Kosovës dhe sigurimi i burgut ta largojnë më dhunë nga tubimi.

Kujtojmë se sot janë bërë plotë 20 vite që kur forcat serbe kishin kryer masakrën makabre në burgun e Dubravës.

Në këtë masakër u vranë më shumë se 140 të burgosur, dhe në mesin e një mijë të burgosurve shqiptarë rreth 400 mbetën të lënduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara