Policia konfirmon vdekjen e një gruaje në Prishtinë

14:42 | 7 Qershor 2019

Një grua e moshuar sot në mesditë vdiq në Prishtinë saktësisht në rrugën “Ilir Konushevci”.

Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën  për  një person të shtrirë në trotuar, në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës (femër) rreth 78 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Përndryshe, ajo ka theksuar se tani me rastin po merren njësitet përkatëse. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara