Policia ka shpallur listën e re të kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin

17:37 | 13 Nëntor 2018

Policia e Kosovës ka shpallur para pak minutash listën me emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtar policor.

Në njoftimin për media, policia ka bërë të ditur se për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë kandidatët do të informohen me kohë.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%.

Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin.

Kandidatet të cilët janë në listën meritore, mund të ftohen të vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda DY (2) VITEVE nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e organizatës.

Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësorë kandidatët do të informohen me kohë.

Vëmendje:

Në bazë të nenit 44 Kreu V të Ligjit për Policinë, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212 Kreu II neni 8, Ligji nr. 05/L-020 për Barazi Gjinore neni 5 dhe 6, Ligji nr. 05/L-021 për mbrojtjen nga diskriminimi neni 7, Udhëzimin Administrativ 04/2017 mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës Kapitulli III neni 8, Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm datë: 26/03/2018 me nr ref: 01/0188, Policia e Kosovës nga data 16/04/2018 deri e datën 10/05/2018 ka pasur të hapur konkursin për zyrtar policor.

Duke u bazuar në vendimin e datës 26.03.2018 me nr ref: 01/0188 për zbatimin e masave të veçanta të përkohshme afirmative, Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të veçanta të përkohshme me qëllim të garantimit të të drejtave të barabarta gjinore, promovimit të barazisë gjinore dhe me qëllim të rritjes së përfaqësimit të zyrtareve policore gra në Policinë e Kosovës.

Masat e veçanta që do të ndërmerr Policia e Kosovës do të zbatohen në procedurën e rekrutimit dhe punësimit në Policinë e Kosovës, në mënyrë që gjatë procesit të rekrutimit të zyrtarëve policorë nga të gjithë ata kandidatë që do të plotësojnë kushtet dhe kalojnë pragun e kalueshmërisë 70% përparësi do të këtë gjinia femërore.

Kliko këto për ta parë listën:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara