PK: Në ditën e vrasjes së nënës me të bijën, viktima nuk kishte kërkuar mbrojtje

11:52 | 10 Gusht 2018

Ka filluar konferenca e Policisë se Kosovës lidhur me rastin tragjik të vrasjes së dyfishtë në komunën e Gjakovës. Nënkoloneli Ahmet Hasi nga rajoni i Gjakovës ka thënë se në ditën kritike ka ardhur e ndjera së bashku me dy vëllezërit e saj se ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.

Pas kësaj, policia ka filluar që kërkojë në shtëpi të tij, por nuk e ka gjetur. E ka kontaktuar edhe përmes telefonit, por pa sukses. Në ditën kritike, nuk është kërkuar urdhër-mbrojtje nga viktima, por prapë policia i ka vazhduar kërkimet.

Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor ka filluar hetimet, për neglizhencë dhe moskryerje të detyrës.

Shpërndaje në rrjete sociale