Pjetër Ndrecajt i vie keq për vrasjen e gruas dhe vajzës

11:41 | 10 Gusht 2018

Në deklaratën e tij të shkurtë para gjykatës Pjetër Nrecaj ka thënë se i vie keq për ngjarjen ku gruaja e tij Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare mbeti e vrarë. Deklarata e Nrecajt është bërë në seancën gjyqësore e cila është mbajtur në repartin e psikiatrisë ku prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit.

Në vendimin në të cilin e ka siguruar KALLXO.com shkruhet se gjykata ka marrë vendim që Ndrecaj do qëndroj në paraburgim  për një muaj me vendim të gjykatësit Shaqir Zika. Në seancë sipas vendimit të siguruar nga KALLXO.com shkruhet se në seancë ka qenë prezent gjyqtari Shaqir Zika, prokurori i shtetit Agron Matjani, i pandehuri i Pjetër Nrecaj me mbrojtësen e tij Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Dr.Zef Komani.

Dr.Zef Komani si shef i repartit të psikiatrisë ka konstatuar se klienti ka kaluar një stres akut dhe i njëjti mund të merrë pjesë në seancën dëgjimore. Ndërsa mbrojtësja e të dyshuarit avokatja Fehmije Zhubi, ka deklaruar se kërkesa për caktimin e paraburgimit ëshfë e ashpër dhe se prokurori nuk e ka arsuetuar mirë dyshimin dhe nuk janë plotësuar kushtet ligjore sepse i mbrojturi im nuk ka pasur për qëllim ti privoj nga jeta të ndjerat.

40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.

Shpërndaje në rrjete sociale