Përfundon në spital nusja e djalit të Presidentit amerikan

08:22 | 13 Shkurt 2018

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në alarm, pas një letre dërguar djalit të Presidentit Donald Trump, brenda së cilës mësohet se kishte pluhur të bardhë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, Vanessa Trump, nusja e Donald Trump Junior, djalit të Presidentit amerikan, ka përfunduar në spital.

Kjo pasi, ka qenë pikërisht Vanessa Trump që mësohet se ka hapur letrën e ardhur në shtëpinë e tyre në Manhattan.

Por pluhuri i bardhë ka bërë që ajo të shkojë me urgjencë në spital, pas dyshimeve të autoriteteve se lënda mund të jetë helmuese.

Sipas BBC, Vanessa Trump dhe dy persona të tjerë në vendngjarje u dekontaminuan nga zjarrfikësit dhe u dërguan në spital për vlerësim më të specializuar.

Megjithatë BBC thekson se nusja e djalit të Trump është jashtë çdo rreziku për jetën, ndërsa Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet.

Shpërndaje në rrjete sociale