Përfshihen nga zjarri dy banesa, ka të lënduar

16:48 | 21 Qershor 2019

Në orët e pasdites një banesë është përfshirë nga flakët.

Dyshohet që shkaktari të jetë ora e rrymës elektrike që ka pësuar prishje. E nga kjo banesa në afërsi gjithashtu ka nisur të digjet.

E komandanti i brigadës së zjarrfikësve Latif Zeka ka thënë për arbresh.info se të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, por pa specifikuar numrin e saktë.

Sipas Zekës, për fat nuk ka viktima nga zjarri dhe se flakët janë vënë nën kontroll./Arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara