Peja e Kamenica me autoambulanca të vjetruara

19:53 | 18 Maj 2019

Institucionet e vendit vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha parash për blerje të veturave luksoze, derisa thuajse të gjitha spitalet, por edhe shtëpitë e shëndetit përballen me mungesë të autoambulancave.

Sipas të dhënave zyrtare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka në funksion 8 autoambulanca për bartjen e pacientëve, Prizreni 7, Gjakova 9, Gjilani 5, Mitrovica 5, Peja 6, si dhe Ferizaj 1 autoambulancë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në qytetin e Pejës e në komunën e Kamenicës autoambulancat janë të vjetruara.

Zyrtari për informim në Komunën e Pejës, Naim Sahiti, ka thënë se ky spital i posedon 6 autoambulanca, 4 prej të cilave janë të vjetruara.

Ndërsa drejtori i Komunës së Kamenicës, Dritan Maliqi, ka thënë  se qendrat e mjekësisë familjare në këtë komunë kanë vetëm 4 autoambulanca, të cilat sipas tij nganjëherë kanë edhe probleme.

Maliqi ka thënë se kanë nevojë edhe për tri autoambulanca të reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara