PDK-ja  e “përzen me dhunë” shoqërinë civile, shkojnë rreth financimit të partive politike

12:23 | 17 Qershor 2019 | Vlora Selimi

Marshi për të kërkuar mos votimin e Projektligjit për financimin e partive politike ka hasur në kundërshtim tek PDK-ja.

Për dallim nga partitë e tjera, shoqëria civile më forcë është larguar nga zyrat e PDK-së.

E kjo ka revoltuar përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli që të ndërmarrë masa nga truprojat e tij të cilët penguan protestën e shoqërisë civile.

Kryeziu para mediave ka thënë se ata kanë kërkuar leje nga të gjitha partitë për këtë protestë.

“Ne sot kemi vizituar të gjitha partitë politike, por kjo na u është pamundësu këtu te PDK-ja. Ne kemi të drejtë të protestojmë. Ne kemi marr leje dhe kemi pas të drejtë të protestojmë. I bëjmë thirrje Kadri Veselit që të distancohet nga truprojat e tij, të cilët po i largojnë qytetarët për të protestuar. Ne kemi të drejtë të protestojmë. Ne kërkojmë nga kryetari Kadri Veseli të marr masa në partinë e tij dhe subjektin e tij për dhunën që kanë ushtruar sot ndaj aktivistëve të shoqërisë civile. Kjo është turp”, është shprehur Kryeziu.

Projektligji për financimin e partive politike pritet të shqyrtohet në lexim të dytë pas shqyrtimit nga komisionet./arbresh.info/(Foto: Ruzhdi Pacolli)

Edhe LDK-së i kërkohet të mos e votojë Projektligjin për financimin e partive politike

Vetëvendosje “befason” shoqërinë civile: Pajtohemi, ligji nuk kalon

Shoqëria civile para PSD-së: Refuzojeni shkeljen e Kushtetutës

Shoqëria civile para NISMA-s: Duhet të jepni llogari

Shoqëria civile para AAK-së: Ju merrni 4 milionë euro për financimin e partisë

Shoqëria civile i kërkon qeverisë të tërheq Projektligjin për financimin e partive politike

 

 

 

Lajmet më të lexuara