Pamje nga vendi ku humbi jetën 28 vjeçari Visar Behrami

10:54 | 23 Prill 2019

28 vjeçari Visar Behrami, është gjetur nga ekipet e shpëtimit pa shenja jete në orët e para të së martës. Ai kishte mbetur i ngujuar nën rrënojat e një pjese të ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë, raporton arbresh.info.

Në objekt ishin duke punuar katër punëtorë. Tre prej tyre kishin arritur të largoheshin, derisa njëri e pësoi me fatalitet.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot e ka shpallur ditë zie në Mitrovicë pas lajmit për gjetjen e trupit të riut pa shenja jete në gërmadhat e pjesës së shembur të ish- hotel “Adriatikut”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara