Pacolli: Jam i lumtur që gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës

15:19 | 14 Gusht 2019

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar se është i lumtur pas vendimit që gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës, duke refuzuar edhe kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij. 

“Jam i lumtur që gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim. Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sot ndërkaq, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoni vendosën se ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina, nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara